Juventusi dëshiron të ketë Paul Pogba dhe Angel Di Maria në Torino deri të shtunën, sipas raporteve në Itali.
Dyshja do t’i bashkohet Biankonerëve në transferta të lira këtë verë.
Pogba është një agjent i lirë pas largimit nga Manchester United, ndërsa Di Maria u largua nga Paris Saint-Germain pas skadimit të kontratës së tij.
Dhe Goal raporton se të dy mund të jenë në Torino të shtunën teksa kërkojnë të finalizojnë nënshkrimet.
Pogba do të ishte një rikthim në Juve, pasi kishte luajtur për klubin nga 2012 në 2016, mes periudhave te United. Ai ka fituar titullin e Serie A në secilin nga katër sezonet e tij në Torino.
Di Maria thuhet se ka vonuar vendimin e tij se cili ekip do t’i bashkohet mes interesimit të Barcelonës, por duket se do të nënshkruajë për Juventusin.
Skuadra e Massimiliano Allegrit fillon para-sezonin e tyre më 22 korrik, kur përballet me skuadrën meksikane Chivas në stadiumin Allegiant në Las Vegas, Nevada.
Ata më pas përballen me dy ndeshje të tjera përgatitore, kundër Barcelonës dhe Real Madridit, përpara se sezoni i tyre 2022-23 të Serie A të fillojë me vizitën e Sassuolos më 15 gusht.