Juventusi u takua me Sassuolon në këtë mesajavë, ndeshje e vlefshme për xhiron e dhjetë në Serie A, shkruan Sinjali Sport.
Ky ballafaqim përfundoi me fitore të Sassuolos me rezultat të 1-2.
Zonja e vjetër ka pësuar gol në minutën e 44-të nga mysafirët duke shkuar në pushim me disavantazh, 0-1.
Davide Frattesi realizoi golin e zhbllokimit për Sassuolon.
Megjithatë, bianconeri barazoi shifrat në 1-1 me anë të Weston McKennie.
Mesfushori amerikan realizoi me kokë, pas harkimit të Paolo Dybalas në minutën e 76-të.
Maxime Lopez realizoi golin e fitores për mysafirët në minutën e fundit (94′).
Me këtë barazim vendasit zbresin në pozitën e shtatë me 15 pikë të arkëtuara, kurse mysafirët kanë 14 pikë në vendin e nëntë. /Gazeta Sinjali Sporti/