image Juventusi me shumë mungesa udhëton drejt Spanjës për sfidën në Ligën e Kampionëve ndaj Villarrealit

Futboll

Juventusi me shumë mungesa udhëton drejt Spanjës për sfidën në Ligën e Kampionëve ndaj Villarrealit

news image

Juventusi ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Villarrealit, raporton Sinjali Sport.

Zonja e Vjetër është mysafire e nëndetëses së verdhë nesër (e marte) në “Estado de la Ceramica”, me fillim nga ora 21:00, përballjeve e vlefshme për raundin eliminues të 1/8-ës.

Bardhezinjtë udhëtojnë drejt Spanjës me shumë mungesa, ku përpos të diturve, Chiesa, Bernardeschi e Rugani, kësaj liste i janë shtuar edhe dy kapitenët, Chiellini dhe Dybala.

Massimiliano Allegri për këtë takim në dispozicion do t’i ketë vetëm 18-të futbollistë.

Lista e lojtarëve që janë ftuar për ndeshjen ndaj Villarrealit:

Portierë:  Szczesny, Perin, Pinsoglio.

Mbrojtës:  De Sciglio, De Ligt, Danilo, Cuadrado, Alex Sandro, Pellegrini, Bonucci.

Mesfushorët:  Arthur, Mckennie, Rabiot, Locatelli, Zakaria.

Sulmues:  Vlahovic, Morata, Kean, Soulè.

/Gazeta Sinjali Sporti/