Juventusi ka luajtur si mysafir i Sassuolos në xhiron e 36-të në elitën e futbollit italian, shkruan Sinjali Sport.
“Zonja e vjetër” fituan me rezultat 1-3 ndaj Sassuolos.
Rabiot realizoi i pari, më pas Ronaldo shënoi golin e 100-të për Juventusin, pastaj vendasit shënuan me Giacomo Raspadorin dhe Dybala po ashtu realizoi golin e 100-të nën fanellën e Juves.
“Bianconeri” pas fitores mbetet në pozitën e pestë në tabelë me 72 pikë.
Në anën tjetër Sassuolo po ashtu mbetet në pozitën e tetë me 56 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/