Skuadra e Juventusit ka arritur që të sigurojë një vend për në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë, shkruan Sporti në Sinjali.
Skuadra e drejtuar nga Andrea Pirli ka eliminuar nga kjo garë Genoan, pas vazhdimeve.
Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Allianz Stadium’ ka përfunduar me rezultatin 3-2.
Dejan Kulusevski, Alvaro Morata dhe Hamza Rafia shënuan golat e fitores për vendasit në minutat 2, 23 dhe 105. Kurse, për mysafirët shënuan Lennart Czyborra dhe Filippo Melegoni në minutat 28 dhe 74.
Në çerekfinale, Juventusi do takohet me fituesin nga ndeshja Spal-Sassuolo. /Sporti në Sinjali/.