Derbi Juventusi – Interi mund të ndryshojë ditë.
Dy skuadrat italiane do të takohen të dielën në “Allianz Stadium” dhe Federata italiane ka vendosur që ky derbi të zhvillohet pa tifozë, shkaku i rrezikut nga coronavirusi.
Por sipas “La Stampas”, mund të ketë një hipotezë të re. Mundësia e shtyrjes së lojës për të hënën në mbrëmje, po bën përparim, me dyer të hapura.
Masat e vendosura nga Rajoni i Piedemontit skadojnë të shtunën më 29 shkurt, ndërsa atë të Qeverisë zgjasin deri të dielën, më 1 mars.
Pra, në këtë gjendje, asnjë rregull nuk do të ndalonte që ndeshja të luhet të hënën, me tifozët në stadium.
Derisa të merret një vendim i ri, gjithçka mund të ndodhë.