Ekipi i Juventus ka shënuar fitore në derbin e madh të Italisë kundër Inter me rezultat 2:0.
‘Zonja e Vjetër’ te dy golat i shënoi në pjesën e dytë. Fillimisht Aaron Ramsey në minutën e 55-të shfrytëzoi tollovinë në mbrojtje dhe arriti ta kaloj skuadrën e Juventus në epërsi, transmeton Gazeta Sinjali.
Pastaj, Dybala në minutën e 68-të, pas një driblimi të bukur arriti që ta mposht portierin Handanovic.
Me këtë fitore Juventus rrëmben pozitën e parë, ku ka 63 pikë, një më shumë se Lazio që gjendet në pozitën e dytë.
Kurse Inter me një ndeshje më pak, gjendet në pozitën e 3-të me 54 pikë./Gazeta Sinjali/