Skuadra e Juventus është shumë e interesuar që ta largoj nga skuadra mesfushorin boshnjak, Miralem Pjanic.
Duke e parë që nuk po mundet ta realizoj shkëmbimin me Barcelonën mes Pjanicit dhe Arthurit, ‘Zonja e Vjetër’ po shikon një mundësi tjetër, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas ‘Sky Sports’, Juventus i ka bërë ofertë Chelseas që të shkëmbej Pjanicin me Jorginhon.
Sarri e pëlqen shumë Jorginhon pasi ka punuar me të në Napoli dhe Chelsea.
Për Pjanicin po ashtu e interesuar është edhe skuadra e PSG-së./Gazeta Sinjali/