Juventus të dëshpëruar pas fitimit të titullit nga skuadra e Interit, fituan ndaj Udineses në kuadër të xhiros së 34-të, shkruan Sinjali Sport.
“Zonja e vjetër” si mysafire e mposhti Udinesen me rezultat 1-2.
Skuadra e Udineses si vendase shënoi e para me Nahuel Molina, dhe kjo ishte e tëra nga ta.
Përmbysjen skuadrës së Pirlos ia mundësoi Cristiano Ronaldo që i realizoi dy golat, njërin nga pika e bardhë në minutën e 83-të dhe tjetrin në të 89-ën pas një asistimi nga Rabiot.
“Bianconeri” pas këtij triumfi pozicionohet në vendin e tretë me 69 pikë, përderisa Udinese mbetet në pozitën e 11-të me 39 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/