Skuadra e Juventusit ka arritur që të shënojë edhe golin e dytë në ndeshjen ndaj Genoas, shkruan Sporti në Sinjali.
Në ‘Allianz Stadium’, Juventusi dhe Genoa janë duke zhvilluar ndeshjen e 1/8 së finales në Kupën e Italisë.
Vendasit tani janë duke udhëhequr me rezultatin 2-0, pas golit të shënuar nga Alvaro Morata në minutën e 24-të.