Atletico Madrid ka barazuar me skuadrën e Juventusit në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve për këtë edicion.
Kjo ndeshje përfundoi me rezultat përfundimtar, 2:2. Të gjitha golat u shënuan në 45 minutëshin e dytë të ndeshjes.
Fillimisht gola shënuan mysafirët me Juan Cuadradon në minutën e 48-të dhe Blaise Matuidi në minutën e 65-të.
Atletico ngushtoi epërsinë në minutën e 70-të me Stefan Savic, ndërsa H.Herrera në minutën e 90-të i siguroi një pikë skuadrës së tij./Gazeta Sinjali/