image Juventus nxjerr një barazim në 'frymën e fundit', falë avantazhit të dy futbollistëve më tepër në fushë

Futboll

Juventus nxjerr një barazim në ‘frymën e fundit’, falë avantazhit të dy futbollistëve më tepër në fushë

news image

Juventusi ka nxjerurr një barazim krejt në fund të takimit ndaj skuadrës së Bolognas, shkruan Sinjali Sport.

“Zonja e Vjetër” ishte pranë humbjes në shtëpi ndaj Bolognas, me një gol të ardhur në kohën shtesë për ta mbyllur ndeshjen me barazim.

Mysafirët kaluan në avantazh përmes sulmuesit Marko Arnautovic, i cili realizoi gol në minutën e 52-të.

Në minutën e 84-të, skuadra mysafire mbeti me dy futbollistë më pak në fushë, pasi lojtarët Adama Soumaoro e Gary Medel u ndëshkuan me kartonë të kuq, ky i fundit pasi kishte një konfrontim me referin.

Kjo doli të jetë një avantazh i madh për ‘biankonerët’ që të shfrytëzonin numrin më të madh të futbollistëve të tyre në fushë, dhe e barazuan rezultatin në kohën shtesë përmes Dusan Vlahovic.

Juventusi mund të përshëndetet përfundimisht në garën për fitimin e Scudettos, me bardhezinjtë që ndodhen në pozitën e katërt me 63 pikë, teksa Roma i ndjek nga pas me 57 pikë me një ndeshje në dorë.

/GazetaSinjaliSport/