Juventusi iu rikthehet fitoreve pas humbjes xhiron e kaluar nga Atalanta, shkruan Sinjali Sport.
Bianconeri mposhti si mysafirë Salernitanan me rezultat të pastër 0-2.
Paulo Dybala dhe Alvaro Morata realizuan golat tek Juventusi duke i arkëtuar pikët e plota.
Zonja e vjetër këtë sezon nuk është duke pasur formën e mirë, pasi gjenden në vendin e shtatë me 24 pikë, përderisa skuadra e promovuar në ligë ka tetë pikë në vendin e fundit. /Gazeta Sinjali Sporti/