Juventus arriti fitore të rëndësishme përballë Romës, me rezultat 2-0, shkruan Sinjali Sport.
Golin e epërsisë për vendasit e shënoi Ronaldo, në minutën e 13-të.
Kurse, rezultati për Juventusin u dyfishua në minutën e 69-të, pasi futbollisti i Romës, Ibanez shënoi gabimisht në portën e tij.
Juventus me këtë fitore arriti të kalojë në pozitën e tretë me 42 pikë të grumbulluara kurse Roma bie në pozitën e katërt me 40 pikë të grumbulluara./Sporti në Sinjali/