Mesfushori i Chelseat, Jorginho, është duke vlerësuar një lëvizje të mundshme verore te Juventusi, raporton Calciomercato.
Me pasiguri në Stamford Bridge në lidhje me pronësinë e klubit, fituesi i Euro 2020 mund të joshet nga një rikthim në Serie A për t’iu bashkuar rindërtimit të Max Allegrit në Torino.
Jorginho është i domosdoshëm për mesfushën e Zonjë së Vjetër e cila ka rënie forme në dallim me vitet e kaluara dhe këtë sezon nuk shihet fare si favorit për titullin e Serie A.