image Jan Oblak një “hero” në “kështjellën” madriliene

Futboll

Jan Oblak një “hero” në “kështjellën” madriliene

news image

Jan Oblak është padyshim njëri ndër portierët më të mirë në botë tash e sa vite.

Portieri nga Sllovakia e ka regjistruar sot paraqitjen e tij jubilare të 200-të me Atletico Madridin, shkruan Sinjali Sportiv.

Se çfarë kualitete ka Oblak, tregojnë statistikat e tij me ekipin madrilien në këto 200 ndeshje.

Ai ka arritur që të mbajë portën të paprekur në plotë 112 ndeshje, shifër kjo e “çmendur” duke e ditur faktin që Atletico Madrid garon çdo vit në nivelet më të larta të futbollit në Evropë.

Oblak aktualisht është 27 vjeçar dhe porta e Atleticos duket e “blinduar” edhe për shumë vite.

/Sinjali Sportiv/