image Ish-ylli i Juventusit: Kumbulla ma kujton Chiellinin e ri

Futboll

Futboll/ Ish-ylli i Juventusit: Kumbulla ma kujton Chiellinin e ri

news image

Federico Balzaretti, ish-mbrojtës i Juventusit, tashmë në rolin e opinionistit të DANZ, duke folur për mbrojtësin e Veronës, shqiptarin e talentuar, Marash Kumbulla, nuk hezitoi të krahasonte me një emër të madh të futbollit italian, kapitenin e “Zonjës së Vjetër”, Giorgio Chiellini.

“Ka mbrojtës të formuar të cilët luajnë mirë me topin, por që kanë boshllëqe në fazën mbrojtëse. Mirëpo kur i referohemi Kumbullës, flasim për një mbrojtës të ndryshëm, një mbrojtës të stilit të vjetër që më kujton për karakteristikat fizike Giorgio Chiellinin në fillesat e tij”.

20-vjeçari Kumbulla, i cili është ndër futbollistët më pak të paguar në Serinë A, ka spikatur te Verona në këtë sezon, duke qenë titullar i padiskutueshëm në formacion.

Rritja e tij eksponenciale si futbollit ka nxitur klubet më të mëdha jo vetëm  në Itali, për të blerë kartonin e tij.

Në Itali, në “pole” është Interi, ndjekur nga Juventusi, Napoli dhe Lazio, ndërsa në Angli ka zëra për interesimin e Chelsea-t, Manchester United dhe së fundmi të City-t.