image IPK e konfirmon për Sinjalin suspendimin e policit në Viti

Siguri

IPK e konfirmon për Sinjalin suspendimin e policit në Viti

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se një polic në Viti ka kërcënuar me revole zyrtare disa nxënës të shkollës së mesme, bashkë më të birin. E siç mëson Sinjali, polici i suspenduar është Nexhmedin Haxhiu.

Përpos policisë, lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Në një përgjigje të shkurtë, ata kanë thënë se “dje janë njoftuar se Nexhmedin Haxhiu është suspenduar për 72 orë nga komandanti rajonal“.

Burimet e Sinjalit kanë thënë se dëshmitarë për këtë rast janë 11 prindër e persona tjerë që kanë qenë në vendngjarje.

Sipas këtij burimi, polici gjatë kërcënimit ka përdorur revolen zyrtare. Ndërsa viktimat kanë pranuar tretman mjekësor për shkak të traumës së marrë nga polici, por pavarësisht kësaj, rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

Se është suspenduar një polic për këtë çështje e kanë konfirmuar zyrtarisht edhe nga Policia në Gjilan, mirëpo nuk kanë dhënë detaje tjera.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/