image Suspendohet polici në Viti, bashkë me djalin e tij kërcënuan disa nxënës

Siguri

Suspendohet polici në Viti, bashkë me djalin e tij kërcënuan disa nxënës

news image

Para tri ditëve (3 nëntor), një polic bashkë me të birin dyshohet se kanë kërcënuar disa nxënës të shkollës së mesme në Viti, duke ia vendosur revolen në kokë.

Kështu ka mësuar Sinjali nga burimet e veta, të cilat thonë se dëshmitarë për këtë rast janë 11 prindër e persona tjerë që kanë qenë në vendngjarje.

Sipas këtij burimi, polici gjatë kërcënimit ka përdorur revolen zyrtare. Ndërsa viktimat kanë pranuar tretman mjekësor për shkak të traumës së marrë nga polici, por pavarësisht kësaj, rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

Se është suspenduar një polic për këtë çështje e kanë konfirmuar zyrtarisht edhe nga Policia në Gjilan, mirëpo nuk kanë dhënë detaje tjera.

/GazetaSinjali/