image Ky është polici që u suspendua pasi kërcënoi nxënësit në Viti

Siguri

Ky është polici që u suspendua pasi kërcënoi nxënësit në Viti

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se një polic në Viti ka kërcënuar me revole zyrtare disa nxënës të shkollës së mesme, bashkë me të birin.

Për Sinjalin, këtë e kanë konfirmuar zyrtarisht edhe nga Policia në Gjilan, mirëpo nuk kanë dhënë detaje tjera.

Sinjali ka mësuar se polici i suspenduar është Nexhmedin Haxhiu.

Burimet e Sinjalit kanë thënë se dëshmitarë për këtë rast janë 11 prindër e persona tjerë që kanë qenë në vendngjarje.

Sipas këtij burimi, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor për shkak të traumës së marrë nga polici, por pavarësisht kësaj, rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/