image Tielemans drejt Manchesterit, gati të kompletojë transferimin te United

Futboll

Tielemans drejt Manchesterit, gati të kompletojë transferimin te United

news image

Mesfushori belg Youri Tielemans ka udhëtuar drejt Manchesterit, ku pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore përpara zyrtarizimit të transferimit te Manchester United.

Sipas raportimeve, “Djajtë e Kuq” finalizuan marrëveshjen të martën, pasi aktivizuan klauzolën e lirimit prej rreth 41 milionë eurosh.

Nëse gjithçka shkon sipas planit gjatë kontrolleve mjekësore, Tielemans do të firmosë një kontratë afatgjatë me klubin nga “Old Trafford”.

Raportohet se reprezentuesi belg është tejet i entuziazmuar për këtë lëvizje, të cilën e konsideron si realizimin e një ëndrre në karrierën e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/