Interi ka marrë fitore të rëndësishme 3-1 në përballjen ndaj Sampdorias e vlefshme për javën e 6-të në Serie A.
Prej minutës së 46’ Interi ka mbetur me 10 futbollistë për shkak të ndëshkimit me kartonin e kuq të sulmuesit, Alexis Sanchez.
Por java që vjen do të sjellë sfida të rëndësishme për skuadrën e Interit që në mesjavë përballet me Barcelonën në Champions League, kurse të diel luan sfidën me Juventusin në Serie A.
Për shkak të kartonit të kuq, Antonio Conte në përballjen ndaj Juventusit nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin kilian, Alexis Sanchez i cili sot shënoi golin e parë me klubin italian.