Dries Mertens i tha lamtumirë Napolit dhe tani është afër një transferimi për klubin turk Galatasaray.
Ai është një agjent i lirë pasi nuk arriti të binte dakord për një kontratë të re me Napolin dhe dje publikoi një video mesazh prekës për fansat.
Prandaj, 35-vjeçari po kërkon hapin tjetër në karrierën e tij dhe eksperti i transferimeve të Sportitalia, Alfredo Pedullà, pohon se do të jetë Galatasaray.
Fanatik dhe Sky Sport Italia konfirmuan ditët e fundit se Mertens kishte marrë një propozim fitimprurës nga Galatasaray.
Më shumë detaje tani po zbulohen, me një propozim me vlerë 3.5-4 milionë euro në sezon.
Mertens deklaroi në video-mesazhin e tij se ai do të mbajë shtëpinë e tij në Gjirin e Napolit, kështu që është e mundur që gruaja e tij dhe djali i tyre i porsalindur Ciro do të vazhdojnë të jetojnë atje nëse Dries luan për Galatasaray.
Ai u afrua edhe nga Juventusi dhe Lazio, por nuk do të luante për një skuadër tjetër të Serie A kundër Napolit të tij të dashur.
Olympique Marseille ishte një tjetër opsion i mundshëm për reprezentuesin belg.