Gonzalo Higuain u kthye në shtëpi, në Argjentinë. Vendimi i tij për të fluturar drejt vendlindjes nuk kishte lidhje pezullimin e garave të futbollit në Europën, por me faktin që nëna e tij është e sëmurë. Gjithsesi, nga Argjentina shkuajnë se e ardhmja e tij do të jetë te River Plate, skuadra që e bëri të njohur në futbollin elitar. “Do të ishte mirë ta kishim atë këtu,” deklaroi një zyrtar i klubit argjentinas për Clarin.
E ardhmja e Gonzalo Higuainit tek Juventusi nuk është aq e sigurt, pavarësisht vlerësimit të pakushtëzuar të Sarrit. Në verën e vitit 2019 argjentinasi ishte në merkato për disa javë, por mbeti nën urdhrat e trajnerit toskan. Me kontratën që skadon në qershor 2021, Juventusi do të duhet të përpiqet të bëjë para nga kartoni i tij, para se ta humbë me parametër zero.
Rinovim i mundshëm i kontratës duket shumë është i vështirë kështu që, përsëri sipas Clarin, hipoteza e një ndarjeje me konsensus nuk do të përjashtohej.