Skuadra e Interit shpreson që portieri Samir Handanovic do të rikthehet këtë të diel në ndeshjen me Juventusin.
Handanovic ka qenë jashtë fushave pasi ka thyer gishtin e vogël në dorën e majtë gjatë një ndeshje.
Ai u lëndua më 2 shkurt dhe ka humbur tri ndeshjet e fundit në Serie A, plus ndeshjen në Kupën e Italisë dhe atë ndaj Ludogorets.
Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, portieri do të kthehet në këtë fundjavë në ndeshje me Juventusin.