Paulo Dybala ishte me skuadrën e Juventusit në Rusi për ndeshjen në udhëtim kundër Zenit Shën Petergurg.
Teksa Dybala e kishte mendjen tek ndeshja, një ngjarje e padëshiruar ka ndodhur në shtëpinë e tij.
Siç raportohet disa hajdutë kanë tentuar të grabisin shtëpinë e lojtarit. Ka qenë një komshi i tij i cili ka vënë në dijeni futbollistin. Hajdutët kanë dashur të vjedhin sendet me vlerë të sulmuesit argjentinas, por diçka që se kishin parashikuar i ka penguar ata.
Sistemi i alarmit i vendosur në shtëpinë e Dybalas i detyroi ata të largohen duke mos arritur të marrin shumë gjëra brenda shtëpisë së 27-vjeçarit.
Gjithsesi sulmuesi i Juventusit po bën kërkimet e duhura nëpër shtëpi për të parë nëse i ka humbur diçka me vlerë.