image ‘Haaland do të ishte rezervistë i Higuainit në Juventus’

Futboll

Futboll/ ‘Haaland do të ishte rezervistë i Higuainit në Juventus’

news image

Agjenti i futbollistit norvegjez, Erling Haaland, Mino Raiola ka ironizuar duke thënë se nëse klienti i tij do të transferohej në Juventus atëherë do të luante për skuadrën u23 e jo në ekipin e parë.

Ai u shprehë kështu duke tallur mënyrën se si Juventus menaxhon me lojtarët e ri, transmeton Gazeta Sinjali.

‘Haaland në Juventus? Në Torino ata do ta aktivizonin në ekipin u23. Nëse jo, do të ishte rezervistë i Higuainit’, tha ai për  ‘La Repubblica’.

Norvegjezi që po shkëlqen në Dortmund, ishte shumë afër një transferimi në Juventus por këta të fundit hoqën dorë nga ai./Gazeta Sinjali/