Pep Guardiola duket se ka dhënë dritën e gjelbër që klubi i tij të nënshkruajë më Cristiano Ronaldon.
Trajneri i Man Cityt, Guardiola, prej kohësh ka shprehur interesim të transferojë një top-sulmues këtë merkato.
Ai fillimisht kërkonte Harry Kane por pasi dështoi ardhja e tij, tani ka kthyer vëmendjen kah Ronaldo.
Sipas ‘Corriere dello Sport’, spanjolli dëshiron ta ketë në ekipin yllin portugez por ka kërkuar nga klubi i tij që të mos shpenzojë para për blerjen e tij, ai dëshiron ta merr atë si futbollistë i lirë.
36-vjeçari, gjithnjë e më shumë po lidhet me një kalim në Angli pasi duket se Juventusi dëshiron të heq dorë nga paga e tij e lartë prej rreth 30 milionë euro në sezon plus taksat.
‘Citizens’ thuhet se i kanë ofruar atij kontratë dy-vjeçare me përgjysmim page, dhe tani vendimi i takon portugezit. /Gazeta Sinjali Sporti/