image Gjykata merr vendim për gruan që rrahu dy fëmijët e saj në Ferizaj - Sinjali

Gjykata merr vendim për gruan që rrahu dy fëmijët e saj në Ferizaj

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj, me kërkesë të prokurorisë së këtij rajoni, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurës me iniciale V.K., për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media, të lëshuar nga kjo gjykatë.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Adem Shabani, ka vërtetuar faktin se pandehura më 08.04.2021 dhe 10.04.2021, ka ushtruar dhunë ndaj dy fëmijëve të vetë (të mitur), për çka të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa aktualisht janë strehuar në një strehimore në Ferizaj“, thuhet në kumtesë.

Masa e paraburgimit i është caktuar në kohëzgjatje prej një muaji.

Me këtë rast, gjykata njofton palët se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin