image Ferizaj | U zhduk pasi doli nga banesa, familja kërkon ndihmë për gjetjen e 44-vjeçarit me probleme të kujtesës

Siguri

Ferizaj | U zhduk pasi doli nga banesa, familja kërkon ndihmë për gjetjen e 44-vjeçarit me probleme të kujtesës

news image

Policia e Kosovës ka nisur kërkimet për një 44-vjeçar nga Ferizaj, i cili është zhdukur pasi doli nga banesa dhe nuk u kthye më, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Milazim Jahën, 44 vjeçar, zhdukja e të cilit është raportuar mbrëmjen e 12 korrikut, rreth orës 20:00, në Stacionin Policor në Ferizaj.

Sipas denoncimit të bashkëshortes së tij, M.J. 37 vjeçare, 44-vjeçari kishte dalë nga banesa rreth orës 12:00, por që nga ai moment nuk është kthyer dhe as nuk dihet vendndodhja e tij.

Familjarët kanë njoftuar Policinë se Milazim Jaha vuan nga probleme me kujtesën (harresa), ndërsa vetëm para rreth dy muajsh familja ishte vendosur për të jetuar në Ferizaj. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai dyshohet se nuk arrin ta mbajë mend adresën e banesës.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Person i zhdukur”, ndërsa lënda i është kaluar Njësisë së Hetimeve për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme me qëllim lokalizimin e tij.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/