image E rëndë: Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçare në Ferizaj

Siguri

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçare në Ferizaj

news image

Një 60-vjeçare është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në rrugën “Halim Spahija” në Ferizaj.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Sinjali nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë patrulla policore dhe ekipi i emergjencës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Në vendngjarje kanë dalë edhe njësia e hetimeve si dhe shefi i ndërrimit, Gjithashtu, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia e hetimeve rajonale. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti është iniciuar hetim mbi vdekjen. Për informata tjera, do të njoftoheni me raport vijues.”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/