image Nëna rrah djemtë e saj të mitur në Ferizaj, arrestohet nga policia

Siguri

Nëna rrah djemtë e saj të mitur në Ferizaj, arrestohet nga policia

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua të dyshuar për veprën penale “dhunë në familje” në “Rrugën e Reçakut” në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Nga burimet brenda prokurorisë së këtij rajoni, Sinjali mëson se arrestimi i saj u bë pas dyshimeve se e njëjta ka ushtruar dhunë ndaj dy djemve të saj, të dy të moshës së mitur.

Këto burime bëjnë të ditur se fëmijëve u është ofruar tretman mjekësor dhe më pas ata janë dërguar në strehimore.

Ndërkaq, prokurori ka urdhëruar që të dyshuarës (nënës së tyre) t’i caktohet masa e ndalimit për 48 orë./Gazeta Sinjali/