Nga Spanja vjen një e dhënë e rëndësishme e merkatos për Cristiano Ronaldon, përcjell Sinjali Sport.
Georgina Rodriguez, partnerja e CR7, gjatë xhirimeve të dokumentarit për jetën e saj ka zbuluar se çfarë do ndodhë me të ardhmen e portugezit.
E pyetur nëse e ardhmja e “yllit” portugez do të ishte në Itali, duke qenë se ka edhe një vit kontratë me bardhezinjtë, ajo u përgjigj: Se queda (qëndron).
Në këtë mënyrë, Georgina, hedh poshtë zërat për lamtumirën e mundshme të CR7 nga “Bianconeri” pas kthimit të Allegrit. /Gazeta Sinjali Sporti/