Pas shkarkimit të Gattusos, rendi i erdhi trajnerit të Lyonit të largohet nga bankina e skuadrës franceze, raporton Sinjali Sport.
Me dorëheqje Rudi Garcia ka konfirmuar se e ka përfunduar aventurën e tij me Lyonin pas dështoi që ta kualifikonte për në Ligën e Kampionëve.
“Jemi shumë të pakënaqur sonte, është një skenar errët. Ishte ndeshja e fundit për mua sonte këto dhe do të doja që të largohesha duke e lënë klubin në Ligën e Kampionëve. Aventura ime përfundon këtu.” , tha Garcia pas ndeshjes.
Lyoni e mbylli sezonin në vendin e katërt me 76 pikë.
Arritja më e madhe e trajnerit francez me “Les Gones” ishte kualifikimi deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që e arriti sezonin e kaluar. /Gazeta Sinjali Sporti/