Italia është vendi që është dëmtuar më së shumti nga koronavirusi. Deri më tani atje kanë vdekur mbi 4000 mijë persona.
Për shkak të këtij virusi, disa lojtarë të Juventusit kanë ikur nga Italia, transmeton Gazeta Sinjali.
Përveç Ronaldos, edhe tre lojtarë të tjerë kanë ikur nga Italia.
Gonzalo Higuain, Sami Khedira dhe Miralem Pjanic kanë shkuar në vende më të sigurta.
Deri më tani tek Juventusi, tre lojtarë janë prekur nga koronavirusi, mbrojtësi Rugani, Matuidi dhe së fundmi Dybala./Gazeta Sinjali/