Përhapja e shpejtë e koronavirusit dhe vdekjet e shumta kanë rritur frikën e banorëve në Itali.
Për shkak të kësaj, tre lojtarë të Juventus kanë ikur nga Italia, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas mediave italiane, Gonzalo Higuain, Miralem Pjanic dhe Sami Khedira janë larguar nga Italia në drejtim të vendlindjeve të tyre.
Tek Juventus tashmë dy lojtarë kanë dal pozitiv në testet për koronavirus, Rugani dhe Matuidi./Gazeta Sinjali/