Villarreal e Juventus përballen në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ës në Champions League, raporton Sinjali Sport.
Nëndetësja e verdhë e pret Zonjën e Vjetër në “Estadio de la Ceramica” me fillim nga ora 21:00.
Skuadra italiane në këtë duel do jetë pa shumë yje e pa lidera, pasi dy kapitenët e parë, Chiellini e Dybala mungojnë. Listës së mungesave i shtohet edhe Chiesa dhe Bernardeschi.
Formacionet bazë për këtë takim janë këto:
VILLARREAL (4-4-2): Rollers; Foyth, Albiol, Pau Torres, Pedraza; Chukwueze, Parejo, Capoue, A. Moreno; Lo Celso, Danjuma.
JUVENTUS (4-4-2) : Szczesny; De Sciglio, Danilo, De Ligt, Alex Sandro; Cuadrado, McKennie, Locatelli, Rabiot; Vllahoviq, Morata. /GazetaSinjaliSporti/