Fiorentina ka mposhtur Juventusin në Firencë, në ndeshjen e xhiros së fundit të sezonit 2021-22.
Violat kanë triumfuar me rezultat 2-0 ndaj biankonerëve për të siguruar një vend në Evropë.
Alfred Duncan 45+2 dhe Nicolas Gonzales 90+2 realizuan në fitoren e pastër të skuadrës së tyre ndaj “Zonjës së Vjetër”.
Për Juventusin kjo ndeshje nuk kishte ndonjë rëndësi të veçantë pasi i kishte humbur matematikisht gjasat për një vend në pozitën e tretë, teksa pozitën e katërt e kishte siguruar më herët.
Ndërkohë fitorja e Fiorentinës dhe humbja e Atalantas ndaj Empolit nënkupton se Violat do të garojnë në Ligën e Konferencës sezonin e ardhshëm, duke e siguruar pozitën e shtatë me 62 pikë të mbledhura.
Lazio dhe Roma do të bëjnë pjesë në garat e Ligës së Evropës pasi mbyllën pozitat 5 dhe 6.