Etrit Berisha mund të ketë luajtur ndeshjen e tij më të mirë në karrierë kundër Juventusit. SPAL-i humbi me rezultatin 2-0, por e gjitha ishte meritë e portierit shqiptar që shpëtoi gola të sigurtë.
Ndërhyrje vendimtare ndaj Khedirës dhe Ramseyt duke shmangur raste të pastra, ndërsa iu përgjigj mirë dhe Cristiano Ronaldos në dy momente.
Mediet italiane kanë vlerësuar Berishën si më të mirin e ndeshjes, madje e kanë vendosur notën 7. Vlerësimi më i lartë në të dy ekipet, pasi vetëm Khedira, Pjanic dhe portieri shqiptar morën një notë të tillë. Strakosha mund të dridhet për vendin e titullarit.