image Plagosja në lagjen "Dardania", policia jep detaje

Siguri

Plagosja në lagjen “Dardania”, policia jep detaje

news image

Një person është plagosur me armë zjarri në lagjen “Dardania”, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në kryeqytet, shkruan Gazeta Sinjali.

Për rastin që Sinjali raportoi ekskluzivisht, nga policia e kanë konfirmuar teksa kanë shtuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.  Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur 1 person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Policia ka bërë të ditur se po punon për identifikimin e të dyshuarit dhe sqarimin e rrethanave të rastit. /Gazeta Sinjali/