image Ende nuk është larguar kamioni që u rrokullis mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Pejë

Siguri

Ende nuk është larguar kamioni që u rrokullis mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Pejë

news image

Gazeta Sinjali, mbrëmë raportoi për një vetaksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht në fshatin Korroticë të Lartë, ku shoferi i autobusit mbeti i lënduar.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, mirëpo kamioni ende nuk është larguar nga vendi i ngjarjes.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar fotografi nga Korrotica e Lartë, ku shihet autobusi i rrokullisur.

“Sipas të dhënave që kemi nga terreni, sot me datë,  03.12.2021, rreth  17:35 në rrugën nacionale Prishtine-Pejë, në fshatin Korroticë e Lartë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime  (vetaksident). Të gjitha njësitë relevante kanë dal në vendngjarje. Në këtë aksident është lënduar vozitësi i kamionit” kanë thënë nga Policia për Sinjalin.

/GazetaSinjali/