image Një person i lënduar nga rrokullisja e kamionit në magjistralen Prishtinë-Pejë

Siguri

Një person i lënduar nga rrokullisja e kamionit në magjistralen Prishtinë-Pejë

news image

Gazeta Sinjali raportoi më parë për një aksident në magjistralen Prishtinë- Pejë. Nga ky aksident ka mbetur i lënduar shoferi i kamionit.

Për Sinjalin, këtë e ka konfirmuar zëdhënësja për media në Policinë e Kosovës, Luljeta Mehmeti.

“Sipas të dhënave që kemi nga terreni, sot me datë,  03.12.2021, rreth  17:35 në rrugën nacionale Prishtine-Pejë, në fshatin Korroticë e Lartë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime  (vetaksident). Të gjitha njësitë relevante kanë dal në vendngjarje. Në këtë aksident është lënduar vozitësi i kamionit” ka thënë Mehmeti.

/GazetaSinjali/