Në fshatin Shirokë të Suharekës, në koperativën bujqësore Voci Komerc është zbuluar një ndër laboratorët më të mëdhenj të drogës në Kosovë.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se pronari i mullirit ku është hasur laboratori është Milazim Voci.
Ai është kapur në flagrancë bashkë me 5 të dyshuar të tjerë, sot gjatë aksionit të Policisë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/