image Pamje ekskluzive nga zbulimi i plantacionit të drogës në Suharekë

Siguri

Pamje ekskluzive nga zbulimi i plantacionit të drogës në Suharekë

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht për aksionin e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në fshatin Shirokë të Suharekës, ku zbuloi plantacion droge.

Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive të vendit ku u zbulua droga gjatë aksionit të Policisë së Kosovës.

Në pamjet e siguruara shihen forca të shumta të policisë, të cilët kanë rrethuar një objekt, ku edhe është gjetur plantacioni i drogës.

Po ashtu, burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se në këtë aksion janë kapur në flagrancë disa persona duke e bërë vjeljen e drogës të llojit kanabis.

/GazetaSinjali/