image Zbulimi i plantacionit me drogë në Suharekë, Policia del në konferencë

Siguri

Zbulimi i plantacionit me drogë në Suharekë, Policia del në konferencë

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht për aksionin e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në fshatin Shirokë të Suharekës, ku zbuloi plantacion droge.

Sinjali mëson se Policia dhe Prokuroria pas pak do të dalin në konferencë me detaje për aksionin e zhvilluar. Konferenca do të filloj në ora 20:00 në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se në këtë aksion janë kapur në flagrancë disa persona duke e bërë vjeljen e drogës të llojit kanabis.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, e ku shihet se kanë dalë forca të shumta të Policisë së Kosovës, e ku vendi i dyshuar është rrethuar edhe me shirit nga Policia.

/GazetaSinjali/