image Pamje të reja ekskluzive nga laboratori i drogës në Suharekë
[wp-story id="814678"]

Siguri

Pamje të reja ekskluzive nga laboratori i drogës në Suharekë

news image

Gjashtë persona janë kapur sot në flagrancë nga Policia, gjatë një aksioni ku u shkatërrua një laborator i drogës në fshatin Shirokë të Suharekës.

Ky laborator është në mesin e laboratorëve më të mëdhenj që janë shkatërruar në Kosovë.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive të drogës që prodhohej në këtë laborator që u zbulua në fshatin Shirokë.

Ndërkohë, burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se pronari i mullirit ku është hasur laboratori është Milazim Voci. Ai është kapur në flagrancë bashkë me 5 të dyshuar të tjerë, sot gjatë aksionit të Policisë.

Në lidhje me këtë operacion, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të dalë në konferencë në orën 20:00.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/