image Shkatërrimi i laboratorit të drogës në Suharekë, ky është numri i të arrestuarve

Siguri

Shkatërrimi i laboratorit të drogës në Suharekë, ky është numri i të arrestuarve

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një operacion anti-drogë që është zhvilluar sot në fshatin Shirokë të Suharekës.

Në këtë operacion Sinjali ka mësuar se Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona.

Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive të vendit ku u zbulua droga gjatë aksionit të Policisë së Kosovës.

Në pamjet e siguruara shihen forca të shumta të policisë, të cilët kanë rrethuar një objekt, ku edhe është gjetur plantacioni i drogës.

/GazetaSinjali/