Një përleshje brutale ndodhi sot në Gjilan, mes disa të rinjve, njëri prej të cilëve mbeti i lënduar, si pasojë e sulmit fizik nga disa të dyshuar. Sinjali ka mësuar identitetin e dy personave të dyshuar, që u arrestuan nga Policia.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për dy 18-vjeçarë: Eltin Halimi dhe Balik Shala, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh.
Motivet e përleshjes ende nuk dihen, teksa Policia njoftoi se ka nisur hetimet për rastin.
Më poshtë gjeni pamjet nga momenti i përleshjes në mes të rrugës, që terrorizoi qytetarët përreth.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.