image Pamje nga rrahja brutale në Gjilan, një person dërgohet në spital - Sinjali

Pamje nga rrahja brutale në Gjilan, një person dërgohet në spital

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se në Gjilan ka ndodhur një përleshje mes disa qytetarëve, ku i lënduar ka mbetur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se Policia ka arritur të arrestojë personat e involvuar në rast.

Ai njoftoi se personat e dyshuar janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Lidhur me rastin, një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të sinjalit, ku shihet se si personat e dyshuar përleshen mes vete.

“Ju njoftoj se Sot me datë 17.06.2022 policia e Kosovës kanë pranuar një informate për një rrahje këtu në Gjilan. Të përfshirë në rrahje janë 6 persona njëri nder ta ka pranuar tretman mjekësor, policia e Kosovës nga stacioni i policor në Gjilan fillimisht i ka arrestuar personat e involvuar në këtë rast , dhe të njëjtit janë intevistuar në bazë të procedurave ligjore”, deklaroi ai.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin