image Përleshje mes gjashtë personave në Gjilan, ka të lënduar

Siguri

Përleshje mes gjashtë personave në Gjilan, ka të lënduar

news image

Një përleshje mes gjashtë personave ka ndodhur pasditen e sotme në Gjilan, me ç’rast një person nga lëndimet e marra ka pranuar tretman mjekësor, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se Policia ka arritur të arrestojë personat e involvuar në rast.

Ai njoftoi se personat e dyshuar janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

“Ju njoftoj se Sot me datë 17.06.2022 policia e Kosovës kanë pranuar një informate për një rrahje këtu në Gjilan. Të përfshirë në rrahje janë 6 persona njëri nder ta ka pranuar tretman mjekësor, policia e Kosovës nga stacioni i policor në Gjilan fillimisht i ka arrestuar personat e involvuar në këtë rast , dhe të njëjtit janë intevistuar në bazë të procedurave ligjore”, deklaroi ai.

/GazetaSinjali/